Një aksidet i rëndë ka ndodhur në aksin Miras- Arrës. Një makinë fuoristradë e cila po transportonte disa mësues ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën një mësuese, ndërkohë që 4 mësues të tjerë janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Viktima është Luiza Dule, 48 vjeçe dhe ishte mësues në shkollën e fshatit Arrëz.
Informacion paraprak.
Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras.
Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(M.Q/Faxweb.al)