11:47 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni antiinformalitet, mbyllen 541 biznese,falen 17 milionë lekë detyrime

15:27 | 11/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tatimet, 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së nëntë të aksionit anti informalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014. Bizneset e reja të regjistruara kanë arritur 4602, ndërsa janë mbyllur me shkelje 541 biznese.

EDUKIMI DHE INFORMIMI

Shërbimi i Tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 61,170

tatimpagues;

10,086 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve;

Mbi 26,447 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin; 10,862 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara

Janë organizuar 83 takime me komunitetin e biznesit në territor; Qendra e thirrjeve ka vijuar to ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 14,117 telefonues, si dhe përdorues to live chat.

MBLEDHJA E DETYRIMEVE TE PRAPAMBETURA

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve to prapambetura, ku gjate kësaj periudhe, numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,756 dhe vlera është 2 miliard e 190 milionë leke;

Ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues qe kanë paguar principalin, më shumë se 28,535 tatimpagues kane përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.184 miliard leke dhe përdorimi i kredisë për shlyerje to detyrimeve në nivel principal, është në vlerën 1.697 miliard lekë.

HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor, janë verifikuar 23,644 subjekte ku 20.5% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërorë gjatë nëntë javëve to para të aksionit 935 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 541 subjekte të paregjistruara në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë; Janë regjistruar 4,602 subjekte të reja./monitor

Pas

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Sabotove KLP-në, do të mbyllësh dosjet e krimit

Para

Xhaketa mijëra dollarëshe e Lori Hoxhës, mund të kishtë blerë një makinë (FOTO)

Para
Xhaketa  mijëra dollarëshe e Lori Hoxhës, mund të kishtë blerë një makinë (FOTO)

Xhaketa mijëra dollarëshe e Lori Hoxhës, mund të kishtë blerë një makinë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

PD pretendime për “trenin bullgar” në dy KZAZ në Elbasan, vijon procesi i rinumërimit të votave në pallatin e sportit “Farije Hoti”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj–Xoxa

Erjon Alibej ka vijur deshmine ne gjkko ku ka folur per vrasjen e Bujar Celes, i vellai i Talos:

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

Osmani udhëton në Hungari për vizitë zyrtare, zbulohet agjenda

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025. Fokus te siguria, rendi dhe liria e pushuesve

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

U mbyt në lumë në Greqi bashkë me shokun,12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait i jepet leje për të marrë pjesë në funeral

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.