Zhvilime të reja në kampin blu. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave të paralajmëruara edhe më herët por që u përforcuan më shumë nga ana e tij pas zbulimit të skandalit me ish agjentin e FBI dhe lidhjet me Ramnën.
Sot në orën 19:00 Berisha do të mbledhë Kryesinë e PD ku në fokus do të jenë pikërisht protestat.
Kujtojmë se Berisha tha para pak ditësh në konferencë se Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet.