03:30 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aktivistja: Çështja LGBTQI (ARSSH…), kjo është frika e vetme që më kushtëzon të flas

19:51 | 22/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktivistja: Çështja LGBTQI (ARSSH…), kjo është frika e vetme që më kushtëzon të flas

Sot në media u bë publike se si përfaqësues të komunitetit LGBT, po organizojnë nëpër gjimnazet e Tiranës takime me mësues edhe nxënës për të folur rreth çështjeve të bulizmit dhe homeseksualitetit.

Aktivistja e shoqërisë civile Rezarta Caushaj me anë të një shkrimi në rrjetet sociale argumenton sipas mendimit të saj se prirjet LGBTQI….nuk i konsideron të lindura, por preferencë mbi një tjetër stil jete, që kushdo është i lirë ta ndjeki, pa iu imponuar shoqërisë dhe individëve me axhenda politike.

Gjithashtu Caushaj shkruan se tabuja e vetme që shoh unë në lidhje me çështjen LGBTQI (ARSSH…) është se ata që nuk i kuptojnë apo përkrahin, por kanë një qasje të shëndetshme, kanë frikë të flasin.

Frika është se do të dal dikush dhe do t’i quaj halabak, injorant e të prapambetur e kështu i hapin vetes punë.
Personalisht kam qënë e kushtëzuar nga një tjetër frikë: se mos argumentet e mia merreshin e përdoreshin nga grupe që predikojnë urrejtje/djegie/shfarosje e ku di unë.

Postimi i plotë

Tabuja e vetme që shoh unë në lidhje me çështjen LGBTQI (ARSSH…) është se ata që nuk i kuptojnë apo përkrahin, por kanë një qasje të shëndetshme, kanë frikë të flasin.
Frika është se do të dal dikush dhe do t’i quaj halabak, injorant e të prapambetur e kështu i hapin vetes punë.
Personalisht kam qënë e kushtëzuar nga një tjetër frikë: se mos argumentet e mia merreshin e përdoreshin nga grupe që predikojnë urrejtje/djegie/shfarosje e ku di unë.
Pra, që të kuptohemi, unë jam kundër legalizimit të martesave gay, adoptimit nga ana e tyre të fëmijëve apo zyrtarizimit të politikave të veçanta për këtë grup.
A i urrej? – JO! Dhe jam përkrah tyre kur bëhet fjalë për cënimin e të drejtave të tyre të njeriut, midis të cilave unë nuk fus detyrimin tim për t’i legjitimuar si grup gjinor apo seksual më vete.
A i gjykoj unë në bazë të preferencave seksuale kur ndërveproj? – Jo, njoh plotë njerez të tillë që ua çmoj mendimin.
A ua ndaloj unë atyre të flasin? – Jo, është e drejta e tyre të veprojnë apo shprehen mbi ato që mendojnë e besojnë lirshëm, siç është edhe e imja.
Mbi të gjitha, nuk mendoj se pranimi apo përkrahja e LGBTQI…është çështje informimi apo injorance, mendjehapje a mendjembyllje.
Mendoj se është çështje zgjedhjeje, duke filluar nga mënyra se si njeriu e koncepton botën rreth tij, veten e të tjerët, çfarë vlerash, parimesh apo besimi ka.
Kjo sepse çdo lloj informacioni që ai merr e përpunon në bazë të këtyre zgjedhjeve.
Unë nuk besoj se ka më shumë se dy gjini/orientime seksuale dhe nuk besoj se njeriu ka dorë në zgjedhjen e identitetit të tij biologjik.
Duke qënë se unë apo kushdo tjetër nuk zgjedh identitetin e tij biologjik, protestat ndaj trupit shoqëror për ata që ndjehen se u ka rënë në hisë identiteti biologjik i gabuar më duken pa sens.
Prandaj, e konsideroj konceptin e identitetit gjinor/seksual si artificë sociale.
Mendoj dhe marr përsipër të jem plotësisht e gabuar, se ka një arsye përse natyra/Zoti/ përzgjedhja biologjike/Big Bengu/kush të doni ju, na e ka hequr të drejtën e zgjedhjes në këtë rast.
Në një botë ku njeriu do të përballet me shumë të papritura e të panjohura, do i duhet të rritet e të ndryshojë, të paktën ka një gjë për të cilën ai mund të ndjehet i sigurtë: në trupi i tij.
Dhe sado që kam lexuar deri më sot mbi gjithçka, se tani LGBTQI… nuk mund të shihet i shkëputur nga realiteti, konceptet dhe kategoritë e tjera, asgjë nuk më ka bindur se gjinia dhe seksualiteti janë të përkulshëm sipas preferencave.
Pra, prirjet LGBTQI….nuk i konsideroj të lindura, por preferencë mbi një tjetër stil jete, që kushdo është i lirë ta ndjeki, pa iu imponuar shoqërisë dhe individëve me axhenda politike.
Unë mendoj se shoqëria i detyrohet mbrojtje çdo individi si dhe mundësi të barabarta pa dallim, por nuk mendoj se njerëzimi i detyrohet atyre shkatërrimin e çdo koncepti mbi natyrën njerëzore, individin, familjen dhe shoqërinë dhe shndërrimin e tyre në koncepte preferenciale.

Dua ta bëj të qartë se nuk kam simpati për askënd që fyen dhe tregohet vulgar në shprehjen e mendimit të tij, cilido qoftë ai.

Etiketa: rezarta caushaj
Pas

Rama vizitë në Turqi, për çfarë po diskuton me Erdogan

Para

EMRAT/ Ekstradohen dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për “mashtrim” dhe “trafikim të lëndve narkotike”

Para
EMRAT/ Ekstradohen dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për “mashtrim” dhe “trafikim të lëndve narkotike”

EMRAT/ Ekstradohen dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për "mashtrim" dhe "trafikim të lëndve narkotike"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.