21:05 | 25/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

EMRAT/ Ekstradohen dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për “mashtrim” dhe “trafikim të lëndve narkotike”

20:16 | 22/03/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Ekstradohen dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për “mashtrim” dhe “trafikim të lëndve narkotike”

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar pasditen e sotme nga Interpol Tirana, përkatësisht  Shefki Lusha, 49 vjeç,  lindur në Dibër dhe Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.

Shtetasi Shefki Lusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin penal nr. 3969, datë 16.11.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Shtetasi Shefki LUSHA ka mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre shtetasve është larguar jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.

Në  datë 01.12.2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje nga R.SH gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.

Shtetasi Vasil Dervishanji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 26.12.2014, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë me vendimin nr. 79 datë 22.06.2012, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/1 e 22  i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. (B.H/Faxweb)

Etiketa: interpol tiranaShefki LushaVasil Dervishanji
Pas

Aktivistja: Çështja LGBTQI (ARSSH…), kjo është frika e vetme që më kushtëzon të flas

Para

Kryeministri i Malit të Zi reagon pas ratifikimit të demarkacionit: Është një konfirmim i aftësive tona…

Para
Kryeministri i Malit të Zi reagon pas ratifikimit të demarkacionit: Është një konfirmim i aftësive tona…

Kryeministri i Malit të Zi reagon pas ratifikimit të demarkacionit: Është një konfirmim i aftësive tona…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet

Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Aksident në Lushnjë-Fier, burimet: Kamionit i pritet rruga nga furgoni

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

Balla merr pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë: Përulje dhe nderime për Afrim Bunjakun

Të bllokuar në “Kanionin e Langericës”, shpëtohen 23 turistët nga Policia

Senatori Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim, nëse gjendet fajtor

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.