Aktivistja e LSI-së, Elona Guri ka ironizuar keq Spartak Brahon.
Më poshtë shihni foton me të cilën Guri është tallur me Brahon.
Pas largimit nga LSI-ja Braho u bë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për marrëdheniet me parlamentin.
Kujtojmë këtu bisedat e Taulant Ballës me Spartak Brahon, të cilat përfunduan në duart e mediave.
Partia Socialiste shpërndau në email për mediat por jo vetëm, fjalën që mbajti në Kuvend kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Por mes marrësve të këtij email ishte edhe Spartak Braho. Braho, duke kujtuar se Balla ia kishte dërguar vetëm atij, i kthen përgjigje dhe i shkruan siç e shihni dhe në foton më poshtë:
“Bravo Taulant, bëni direkt denoncim sic kemi biseduar”
Por ky email me këtë përgjigje nuk i ka shkuar vetëm Ballës, por edhe të gjithë personave të tjerë që u ishte dërguar emaili.
Komunikimi i Ballës me Brahon ka ndodhur pas akuzsave të PS-së për LSI-në në lidhje me Klement Balilin. PS e akuzoi Edmond Panaritin se i kishte dhënë tokë Klement Balilit.
(F.M/Faxweb)