Gjatë një takimi që Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Prizrenit pati me kryetarët e Bashkisë së Amasjas në Turqi dhe Kryetarin e Bashkisë së Beratit Petrit Sinaj, pati një ngatërrim jo dhe aq të vogël protokollar.
Në foton e postuar nga vetë Haskuka, shihet se janë ngatërruar flamujt e Kosovës e të Shqipërisë.
Flamuri i Kosovës i është vendosur vendit tonë ndërsa flamuri kuq e zi i është vendosur emrit ‘Kosova’.
“Në takimin trepalësh Berat-Amasya-Prizren, dizjneri i banerit ish ngatërru pak.
U dakorduam për bashkëpunim në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, arsim dhe ekonomi.” – shkruan në profiling e tij kryetari i Komunës së Prizrenit.
(E.L./Faxweb)