Aktorja e madhe e teatrit shqiptar Tinka Kurti ka festuar sot 85 vjetorin e saj të lindjes.
Një nga urimet më të përzemërta që artistja kombëtare ka marrë ka qenë ai i ministrit të Evropës dhe Punëve të jashtme, Ditmir Bushati.
Të dy janë me origjinë nga Shkodra dhe ministri Bushati e quan aktoren Tinka Kuri “zoja e randë”.
“E lindur si sot më 1932 Tinka Kurti në një moshë të re do të shndërrohej si “zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Me një talent të lindur dhe rebele ndaj normave shtrënguese të kohës, ajo ka lidhur përgjithmonë emrin e saj me teatrin në #Shkodër dhe artin në#Shqipëri. ? ?,”- shkruan Bushati.
(F.M/Faxweb)