Të gjithë subjektet që operojnë në ata sektorë që konsiderohen me risk të lartë do të jenë vazhdimisht në fokusin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Kreu i këtij institucioni, Agim Ismaili, u shpreh për Monitor se shtatori dhe tetori, do të kenë në fokus fast-food-et dhe njësitë e shërbimit përreth shkollave, ndërkohë që thekson se është e rëndësishme që produktet të blihen të shoqëruara me etiketë dhe kupon, pasi vetëm kështu mundësohet edhe gjurmueshmëria që është shtylla kurrizore në sigurinë ushqimore.
“Duke qenë se jemi në shtator-tetor, kur hapen shkollat dhe universitetet, fokusi ynë do të jenë fast-food-et dhe çdo njësi shërbimi e tregtimi për produktet ushqimore rreth këtyre institucioneve. E kemi bërë këtë aksion edhe para 6-7 muajsh dhe këtë herë e kemi më të qartë se si do të procedojmë.” u shpreh Ismaili.
(M.Q/Faxweb)