Ditën e djeshme kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i suprizoi të gjithë me shfaqjen e tij në emisionin Opinion, ku nuk la mangët etiketimet për veten e tij se ishte një superman. Dako akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Avdylajve në Shijak, të cilët pretendohet se e kanë ndihmuar atë në blerjen e votave.
Dako gjatë gjithë emisionit foli me superlativap për veten e tij duke thënë se ai ishte një akullore, qelibar i pastër. Dhe këto deklarata të Dakos janë bërë hit në rrjet, ku nuk kanë kaluar lehtë pa u memorizuar dhe fjalët e Dakos.
Në një moment të emisionit madje Dako u shpreh: “Asnjë person nuk ka marrë asnjë favor nga Vangjush Dako kundra ligjit. Për mua s’ka bir k… që të ma kalojë sa shumë flas në telefon, ndoshta vetëm Edi Rama për SMS”.
Për më shumë shihni me humor memet që kanë qarkulluar pa pushim në rrjet, për ‘’xhuxhin” dhe ‘’supermanin”.