08:13 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

16:35 | 07/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e rënda, Sali Berisha i reagon Hashim Thaçit: Kjo është e vetmja përgjigje që kam

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha ka treguar nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

Ish-kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale!

Berisha i ka quajtur të mjera komentet e Thaçit.

‘Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam’, i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, kishte shkruar Thaçi ndër të tjera në Facebook pak ditë më parë pas qëndrimit të Berishës kundër ndarjes së Kosovës.

Intervista e realizuar me Berishën nga gazetari Ermal Panduri, transmetohet sonte në orën 20:45 në RTV Dukagjini.

(B.H/Faxweb)

 

 

Pas

Qeveria u hoqi 5 milionë euro ndihmë ekonomike të varfërve, por institucionet shtetërore ‘livadhisin’ në abuzime 100 milionë euro

Para

Vazhdon beteja në mbrojtje të Valbonës, qytetarët kërkojnë ballafaqim me ministren e Drejtësisë

Para
Vazhdon beteja në mbrojtje të Valbonës, qytetarët kërkojnë ballafaqim me ministren e Drejtësisë

Vazhdon beteja në mbrojtje të Valbonës, qytetarët kërkojnë ballafaqim me ministren e Drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.