14:47 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 16.6 vite pas hekurave Eri Seitin dhe Aurel Alimetën!

11:58 | 15/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 16.6 vite pas hekurave Eri Seitin dhe Aurel Alimetën!

GJKKO ka dënuar në total me 16.6 vite burg Eri Seitin dhe Aurel Alimetën, të akuzuar si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.

Njoftimi i GJKKO-së: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 130, i vitit 2019 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Eri Seiti dhe Aurel Alimeta.”

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Ardit Mustafaj dhe Alfred Konomi me vendimin Nr. 57, datë 15.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eri Seiti, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eri Seiti për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 284/1, 28/4, si edhe në bazë të nenit 334/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve denimi i të pandehurit Eri Seiti me një masë të vetme prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 5 (pesë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Eri Seiti fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Alimeta, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Alimeta për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 284/1, 28/4, si edhe në bazë të nenit 334/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

8. Ne aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve denimi i të pandehurit Aurel Alimeta me një masë të vetme prej 8 (tetë) vjet burgim.

9. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 5 (pesë) vite dhe 4 (katër) muaj burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Alimeta fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 21.03.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Bazuar në nenin 190/1/b të K.Pr.Penale, prova materiale që është 10 (dhjetë) bimë me ngjyrë jeshile, të madhësisë 15-30 cm dhe 9 (nëntë) bimë me ngjyrë jeshile, sekuestruar sipas “Procesverbali i sekuestrimit të sendeve provë materjale” me përshkrimet përkatëse i datës 16.10.2019, të asgjësohet.

Provat materjale 2 qese plastike me ngjyrë blu, 1 kanaçe metalike pije energjike bosh me mbishkrimin B52, një ambalazh plastik në formën e zarfit me ngjyrë të bardhë më mbishkrimin “Dustrinë”, 1 qese plastike me ngjyrë të zezë pa mbishkrime, një bidon plastik me ngjyrë të bardhë dhe me kapak me mbishkrimin “Finalk”, një bidon plastik bosh 1.5 l, me tapë me mbishkrimin “Fanta”, sekuestruar sipas “Procesverbali i sekuestrimit të sendeve provë materjale” me përshkrimet përkatëse i datës 16.10.2019, bazuar në nenin 190/1/b të K.Pr.Penale, si sende që nuk kanë vlerë të asgjësohen.

12. Shpenzimet hetimore në masën **** lekë si dhe ato gjyqësore (sipas procesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

13. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 15.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Pas

Hapja e kapitullit të parë të negociatave me BE, Begaj: Lajm i mirë për shqiptarët

Para

Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Para
Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.