Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar duke i dhënë mundësinë të kryej vetëm 25 vjet burg.
Dritan Dajti akuzohet se ne vitin 2009, gjatë shkëmbimit të zjarrit vrau katër oficerë policie në Durrës, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.
Dajti u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Kujtojmë se në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me një qëllim, duke theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur për shkak se i ishte hapur një luftë dhe qëllonin në drejtim të tij.
Ai u dënua nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.
(M.Q/Faxweb.al)