Një telefonatë aninonime ka vendosur në alarm Policinë e Tiranës ku raportohej se pranë ambasadsës çeke është vendosur një bombë.
Forcat xheniere kanë mbërritur pranë vendit ku u lajmërua se ishte vendosur bomba, ndërsa kanë ushtruar kontrolle përreth me qentë anti-eksploziv.
Mësohet se dyshimet e Policisa janë të ketë qenë një alarm fals pasi nga kontrollet nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ndërsa telefonata ka mbërritur nga një numër anonim.
Pavarësisht kësaj, autoritetet vijojnë kontrollet nëpër zonë ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje.
(F.GJ/FAXXWEB.AL)