06:14 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Alarm te Vllaznia, urdhër falimentimi për klubin. Nuk ka paguar borxhet

13:58 | 13/04/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarm te Vllaznia, urdhër falimentimi për klubin. Nuk ka paguar borxhet

Kambana alarmi te Vllaznia, ka urdhër për falimentin e klubit. Raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që nxori në pah shkeljet që janë bërë në klubin shkodran, nuk është i vetmi lajm jo i mirë për kuqeblutë.

Duket se gjithçka ka nisur nga një shkresë që organizata “Intelektualët e Rinj Shpresë” ka dërguar në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve. Kjo organizatë ka kërkuar informacion, përmes një shkrese zyrtare, në lidhje me nisjen e procedurave për shpalljen e falimentit për “Vllaznia sh.a”, duke qenë se ky subjekt është me humbje dhe, sipas ligjit, duhet që të nisë shpallja e falimentit.

IRSH nuk ka marrë një përgjigje në afatin e caktuar dhe kjo çështje nuk është lënë me kaq, pasi është dorëzuar një tjetër shkresë kësaj radhe në Ministrinë e Financave.

SHKRESA

Sipas shkresës që mban firmën e sekretares së përgjithshme, Gelardina Prodani, është drejtoria e përgjithshme e politikave makroekonomike dhe çështjeve fiskale në Ministrinë e Financave, e cila i ka dërguar një shkresë drejtores së përgjithshme të tatimeve, Vasilika Vjero. Në këtë shkresë, sipas ligjit, duhet që të nisë procedura e falimentit për Vllaznia sh.a nga administrata tatimore.

Konkretisht në këtë dokument zyrtar, citohet: “IRSH ka depozituar pranë Ministrisë së Financave një kopje të raportit të dytë mbi transparencën në Bashkinë Shkodër, ku në fokus është transparenca te Vllaznia sh.a. Në vijim të këtij raporti, ndër të tjera, kjo shoqatë ka përcjellë kërkesën e saj që administrata tatimore të kërkojë pranë gjykatës fillimin e procedurave të falimentit për Vllaznia sh.a.

Sikurse përcaktohet sipas ligjit, fillimi i procedurave për shpalljen e falimentit të Vllaznia sh.a, ju lutem të bëni trajtimin e çështjes së ngritur nga IRSH në përputhje sa parashikon legjislacioni tatimor, duke informuar Ministrinë e Financave në afat kohor sa më të shkurtër”, bën të ditur shkresa drejtuar drejtorisë së tatimeve.

Tashmë Vllaznia rrezikon më shumë se kurrë, duke qenë se kërkohet edhe zyrtarisht që të nisin procedurat për shpalljen e falimentit dhe, në rast se kjo ndodh, kuqeblutë shkojnë direkt në kategorinë më të ulët të futbollit shqiptar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë…

 

 

Etiketa: falimentisportvllaznia
Pas

Mbyllen hetimet ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 miqve të tij, Prokuroria çon dosjen në Gjykatë

Para

Riformatohen Tatimet, rritet fokusi për grumbullimin e borxhit

Para
Riformatohen Tatimet, rritet fokusi për grumbullimin e borxhit

Riformatohen Tatimet, rritet fokusi për grumbullimin e borxhit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.