07:15 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Riformatohen Tatimet, rritet fokusi për grumbullimin e borxhit

14:02 | 13/04/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Riformatohen Tatimet, rritet fokusi për grumbullimin e borxhit

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve është ri formatuar së fundmi sipas nevojave më të fundit që paraqet administrimi tatimor. Strukturat e reja vënë fokusin në rritjen e kapaciteteve për grumbullimin e borxhit tatimor, analizimit te të dhënave dhe rimbursimin e TVSH-së.

Burimet zyrtare të tatimeve bënë me dije se draftimi i propozimit të strukturës organizative të administratës tatimore është bërë nën asistencën dhe monitorimin e misionit të FMN-së në Shqipëri.

Tashmë është krijuar një Drejtori për menaxhimin e projekteve që synon përmirësimin e informatizimit të procedurave ekzistuese dhe mundësimin e projekteve të reja që kanë për qëllim thjeshtimin në vijim të procedurave tatimore, dhe garantimin e një aksesi të pandërprerë dhe sa më të thjeshtë të tatimpaguesve në sistemin informatik të tatimeve.

Është krijuar një strukture që do të mundësojë evidentimin dhe shlyerjen e menjëhershme të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Gjithashtu u krijua strukturimi i njësive dhe strukturave që do të menaxhojnë riskun tatimor, nëpërmjet identifikimit të rrezikut dhe përpunimit të informacionit paraprak për llojet, anatominë, ekspozimin dhe rëndësinë e  rreziqeve që shfaqen gjatë zbatimit të detyrave funksionale të DPT-së.

Janë riorganizuar strukturat që do të angazhohen për identifikimin, analizimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

U krijua struktura për ndjekjen dhe përmirësimin e procesit të rimbursimit të TVSH-së. U krijua një njësi qendrore për rimbursimet pranë DPT-së. Qasja e ndjekur mbështetet në kritere objektive që e lidhin procesin e rimbursimit me modelin e riskut. Rimbursimi i TVSH-së do të jetë totalisht i informatizuar dhe synon thjeshtimin e procedurave tatimore dhe lehtësimin dhe përmirësimin e klimës me biznesin.

U unifikuan strukturat operacionale dhe përqendrimi i tyre pranë DPT-së, nëpërmjet së cilës synohet realizimi vetëm i kontrolleve dhe inspektimeve të arsyeshme në ambientet e tatimpaguesve dhe thjeshtim të procedurave tatimore.

Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Avokati i Tatimpaguesve nuk janë më pjesë e administratës tatimore qendrore.

Me miratimin e strukturës së re, administrata tatimore ka në organikën e saj 1,569 punonjës, nga të cilët 1,165 janë pozicione nëpunësi civil dhe 404 punonjës me Kod Pune./ monitor

Drejtoria e Pergjitshme e Tatimeve
Etiketa: bizneseborxheformatimTatimet
Pas

Alarm te Vllaznia, urdhër falimentimi për klubin. Nuk ka paguar borxhet

Para

Ndalimi i filmave të komunizmit, Timo Flloko: Nuk kam asnjë dhimbje, bëmë propagandë

Para
Ndalimi i filmave të komunizmit, Timo Flloko: Nuk kam asnjë dhimbje, bëmë propagandë

Ndalimi i filmave të komunizmit, Timo Flloko: Nuk kam asnjë dhimbje, bëmë propagandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.