Sokol Abazi pedagog i shkencave të natyrës dhe doktorant në kimi radikale ka ngritur një alarm të frikshëm së fundi, lidhur me materialin e tapetit të korsive të biçikletave, që po shtrohen nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Abazi thotë se nga eksperienca e tij tapeti është i përbërë nga nga akrilate, substanca me rrezik shumë të madh për shëndetin e njeriut që shkaktojnë dëme në rrugët e frymëmarjes, mëlçi, lëkurë si dhe janë kancerogjene.
Ai shkruan më tej se ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është fakti se tapeti shtrohet natën, ku këto substanca bëhen dhe më të rrezikshme, duke rrezikuar që të kthehen në kancerogjene për shumë qytetarë, mes tyre dhe fëmijët.
Reagimi:
NJE POPULL DEBIL MUND TE HELMOHET!
Prane shtepise time Bashkia po realizon nje nga veprat e saj me te mira, pistat e bicikletave. Pergezime!
Nga eksperienca ime e doktoratures ne kimi radikalare mund te them me bindje te plote se tapeti qe po shtrojne ne toke, eshte i perbere nga akrilate, substanca me rrezik shume te madh per shendetin e njeriut qe shkaktojne deme ne rruget e frymemarjes, melci, lekure si dhe jane kancerogjene. Me mijra banore te qytetit (midis tyre dhe ish Ministra dhe Qeveritare qe jetojne prane Bllokut), perfshire dhe qindra femije te vegjel te pafajshem, i nenshtrohen per dite te tera gazrave te ketyre substancave dhe askush nuk mendon per ta.
Profesionalizmi i kompanise qe po e realizon kete veper le shume per te deshiruar, pasi e hedhin kete shtrese gjate nates. Duhet qe ta dine qe procesi i polimerizimit te ketyre substancave, pra tharja dhe si rrjedhim eleminimi i monomereve akrilate qe perbejne rrezik per popullaten, favorizohet nga rrezet ultraviolet qe ka drita e diellit. Pra shtrimi i ketij tapeti duhet te behet gjate dites sepse naten akrilatet vetem avullohen duke helmuar popullaten, kurse gjate dites polimerizimi i tyre i shpejt i ben ato me pak volatile dhe si rjedhoje me pak te demshme.
Kryetari i Bashkise para se te mburret per ‘veprat’ e tij, duhet te verifikoje perberjen e ketij tapeti si dhe ate qe quhet MSDS per komponentet e tij.
Ministri i Mjedisit dhe ai i Shendetesise kane fjalen e tyre per te thene gjithashtu!
Por ska gje helmojeni kete popull debil se ai e meriton, pasi ju ka zgjedhur, dhe sic thuhet cdo popull e meriton Qeverine e vet!
Une nuk e konsideroj veten debil prandaj po shprehem dhe po protestoj! Po TI?
(E.K/FAXWEB.AL)