22:37 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

17:07 | 02/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi sot se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese.Në fjalën e tij, në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Çela tha se, korrupsioni prej vitesh përbën një shqetësim për shoqërinë dhe për shtetin shqiptar.

“Për vetë natyrën e tij komplekse, trajtimi i këtij fenomeni gërryes për qëndrueshmërinë sistemit demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit kërkon një qasje shumëplanëshe që merr në konsideratë karakteristikat tipike të tij si dhe përmasat dhe natyrën e shtrirjes”, theksoi Çela.

Kryeprokurori u shpreh se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese, por si një angazhim i gjerë i të gjithë instrumenteve që disponon shoqëria dhe shteti përmes një bashkëveprimi dhe koordinimi masash në kuadër të një qasje strategjike gjithëpërfshirëse.

“Vetëm përmes këtij qëndrimi mund të arrihet që kontributi i sistemit të drejtësisë në këtë sfidë thelbësisht jetike për shoqërinë shqiptare të jetë efikas”, tha ai.

Ai nënvizoi se, këto masa kanë së pari karakter ndërinstitucional me qëllim koordinim dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, në mënyrë që përgjigja ndaj fenomenit të jetë e organizuar dhe kohezive.

Së dyti, shtoi Çela ”është vetë veprimtaria e institucioneve përgjegjëse për luftën ndaj korrupsionit që ndjekin politika dhe përdorin instrument e ligjore në harmoni edhe me kuadrin e përgjithshëm të kësaj lufte”.

 

Pas

Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi

Para

Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte

Para
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte

Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.