Jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ka mbërritur deri në mediat franzece. “Le Courrier des Balkans” ka dhenë alarmin për këtë fenoment, që është trajtuar dhe nga media të tjera të njohura në Francë, si psh në “TV 5monde”, që e quan këtë dukuri një katastrofë ekologjike.
Artikujt referojnë si shkakun kryesot të këtij fenomeni pesticidin e fortë të përdorur për të kultivuar hashashin, teksa theksohet fakti se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët e hashashit me pesticideve të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Por, bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve dhe si rrjedhojë vdesin në sasi. Një problem i tillë është konstatuar më herët dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më poshtë artikujt e plotë, publikuar mes 10 dhe 14 majit:
Le Courrier des Balkans: Kultivimi i kanabisit, asyeja pse po vdesin bletët
Në një vit, mes 2015 dhe 2016, nga rreth 360.000 koshere në vend, mbi 142.000 nuk i kanë mbijetuar dimrit të 2016-s! Kjo është diçka që nuk ishte parë ndonjëherë! Dhe kjo është dhe më tragjike pasi mijëra familjeve shqiptare tradicionalisht jetojnë me mjaltë, e cila vlerësohet si një nga më të mirat në botë (me mjaltë Jemenit). Natyrisht, të gjithë janë në kërkim për të kuptuar shkaqet! Është e vërtetë se dimri ishte i ashpër, është gjithashtu e vërtetë se ka pasur parazitë tek bletët, teksa bletarët shqiptarë nuk kanë mjete për të përdorur produkte moderne, të cilat janë të shtrenjta. Por kjo nuk është e mjaftueshme!
Ka në fakt një arsye tjetër për një vdekshmëri të tillë: kultivimi i kanabisit! Vitet e fundit, Shqipëria është bërë prodhuesi i parë i kanabisit në Europë, duke lënë pas Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Dhe flitet për qindra hektarë!
Për të pasur një ide, në vitin 2016, policia shqiptare,e ndihmuar nga policia italiane shkatërroi 2 milionë e gjysmë rrënjë kanabis! Përtë prodhuar këtë sasi, shqiptarët janë duke përdorur tone pesticidesh të ndaluara, duke na dhënë në këtë mënyrë shkakun për atë që ka ndodhur me bletët.
Prandaj po bëhet kërdia. Dhe kjo nuk duket se ka për të ndaluar. Së pari, për shkak se importuesit kryesorë të kanabisit Shqiptar – Italia, Franca dhe Gjermania – nuk kanë ligjëruar se po merren seriozisht me këtë çështje, duke i lënë rrugën e hapur mafias. Dhe shqiptarët, mafia, e dinë këtë. Arsyeja tjetër është se Shqipëria është një vend shumë i përshtatshëm: duhet të kalosh vetëm Adriatikun për të çuar mallin në Itali. Kjo është më pak e komplikuar se sa importimi nga Maroku. Së fundi, për shkak se fshatarët shqiptarë kishin ekspertizë.
Shqipëria ka prodhuar kanabis, që gjatë epokës komuniste të Enver Hoxhës. Vendi ishte një nga më të izoluarit në botë, por eksportonte kanabis me ligj, veçanërisht në Zvicër për industrinë e saj farmaceutike.
Pra, për ta përmbledhur, bletët dhe bletarët janë viktima shqiptare të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafias lokale dhe hipokrizisë së vendeve konsumatore, ky ai i yni (Franca) është numri 1 në Evropë …
TV5 monde: Katastrofë e re ekologjike: zhdukja e bletëve në Shqipëri?
Problemi i ndotjes së parqeve kombëtare amerikane —nga produkte kimike të përdorura në fushat ilegale të kanabisit— ekziston gjithashtu në Europë. (http://information.tv5monde.com/info/legalisation-du-cannabis-aux-etats-unis-un-nouveau-probleme-ecologique-163163). Me konkretisht kjo po ndodh në Shqipëri, prodhuesi kryesor i kanabizit në kontinentin e vjetër. Shqipëria e ka shumë të përhapur këtë kulturë ilegale për shkak të klimës së saj, por edhe të gjeografisë: malet, shumë të vështira për t’u aksesuar, mundësojnë që të fshihen fushat me kanabis. Qeveria shqiptare, me ndihmën e fqinjit të saj italian, tenton ta ndalojë zgjerimin e këtij produkti që ushqen trafikun në gjithë Europën, me Francën në krye, por pa ndonjë sukses të madh.
Mjalti shqiptar ka një reputacion shumë të mirë dhe shumë familje kanë koshere në Shqipëri. Janë rreth 142,000 koshere – pra shumë – të cilat u zhdukën në mes të 2015 dhe 2016. Kjo shuarje përfaqëson 40% të koshereve në vend. Siç është shpjeguar nga Le Courrier des Balkans, edhe pse dimri i ashpër, dhe parazitet –që nuk trajtohet në mënyrën e duhur nga bletarët – mund të shpjegojë pjesërisht këtë humbje, vrasja nuk ka ardhur nga këta faktorë të vetëm. Dhe këtu hyn në lojë edhe një herë, kultivimi i kanabisit.
Ashtu si në rastin e parqeve kombëtare amerikane, bimët e kanabisit janë mbjellë në pyje, në vende të largëta për të shmangur survejimin e policisë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët me pesticide të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Ana tjetër e medaljes: bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve, vdesin në sasi.
Lufta ndaj këtij fenomeni mund të jetë e komplikuar duke pasur parasysh se shumë fshatarë shqiptarë apo refugjatë të kthyer nga Greqia i janë kthyer kultivimit të kanabisit, që edhe pse është i ndaluar, mundëson shitjen e një kg kanabis për 200 dhe 300 euro për kilogram, kur toni i grurit është afër 600 euro …
Në vitin 2016, forcat e rendit në Shqipëri kanë shkatërruar 2.5 milionë rrënjë kanabis. Vlerësimet ekonomike të tregut shqiptar të kanabisit vetëm për vitin 2014 janë 4,5 miliardë euro, që është sa një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Nuk është rastësi që vendi është etiketuar si “Kolumbia e Europës “, me një efekt të jashtëzakonshëm në mjedis, nëse nuk do të merret asnjë masë për të ndaluar genocidin që po ndodh me bletët.
https://www.franceinter.fr/emissions/les-histoires-du-monde/les-histoires-du-monde-10-mai-2017
https://www.courrierdesbalkans.fr/Le-cannabis-ennemi-mortel-des-abeilles-albanaises
Monitor