90 mijë njerëz janë njoftuar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendet e punës në dy qytete gjermane, për shkak të bombave të paeksploduara nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Bombat janë zbuluar gjatë punëve ndërtimore, ndërsa mësohet se specialistët deaktivizuan një bombë 500 kilogramëshe të Shteteve të Bashkuara.
Banorët u lejuan të kthehen më vonë gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër, 70 mijë banorë duhet të largohen në distancën prej 1.5 kilometri në qytetin Frankfurt në Gjermani, ku autoritetet për sot planifikojnë ta shkatërrojnë një bombë, e cila ishte hedhur nga Forca Ajrore Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është tri herë më e madhe se ajo në Koblenc.
Gjithashtu banorëve në një njoftim tjetër ju është bërë e ditur se do të kthehen më vonë gjatë ditës së djeshme.
(S.SH/Shuplaka)