05:04 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

08:00 | 25/04/2025
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ulje inflacioni dhe shmangie e recesionit, si e shmangën vendet e pasura goditjen ekonomike

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore.

Të dhënat nga Banka Botërore referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 USD në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada. Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.

Banka Botërore i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor. Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre. Vendet si Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë më afër këtij objektivi, me parashikime që shkojnë deri në rreth 10–18 vite për klasifikim në grupin e vendeve më të ardhura të larta. Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

Për shumicën dërrmuese të vendeve të ECA, përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Armeninë, ky prag shihet si i paarritshëm në më pak se 80–100 vjet.

Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë Qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë. Ballkani Perëndimor dhe Europa Qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019. Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht. Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

Këtë vit tre vende  Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

Bullgaria i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim. Ishujt Palau  gjithashtu vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./Monitor

Pas

Po bënin fluturime provë për stërvitje me parashutë! Rrëzohet avioni i policisë, humbin jetën 6 persona në Tajlandë

Para

Milorad Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt

Para
Milorad Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt

Milorad Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.