10:01 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alarmi për PPP-të, PD: Pas 9 Kushteve të Gjermanisë, vjen edhe një shuplakë nga FMN

19:52 | 27/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djegia e mandateve/ Basha bën 2 lëvizjet e menjëhershme brenda 24 orëve

Drejtor i kabinetit të kryetarit të PD-së Dorjan Teliti në një postim në Facebook, shkruan se pas 9 kushteve të Gjermanisë, ka ardhur një shuplakë edhe nga FMN.

Në postimin e tij, Teliti shkruan se PD e ka cilësuar prej kohësh si skema korrupsioni PPP-të dhe tashmë edhe FMN po bindet për këtë fakt.

Më tej, Teliti thotë se vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsionit të PPP-ve nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

“Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.“

Gjithashtu, Teliti thekson se Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

Postimi i plotë: 

Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN.

PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë.

Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.

Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.

Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.

Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.

Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

Etiketa: dorjan teliti
Pas

Raporti i Venecias, reagon qeveria: A do ta mbajë fjalën Ilir Meta

Para

Humbasin kontaktin me familjet 2 fëmijë të klasës së 6-të

Para
Humbasin kontaktin me familjet 2 fëmijë të klasës së 6-të

Humbasin kontaktin me familjet 2 fëmijë të klasës së 6-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.