18:42 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ALARMI, shqiptarët bëhen bullgarë. Zbrazen fshatrat në verilindje të vendit

09:46 | 17/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ALARMI, shqiptarët bëhen bullgarë. Zbrazen fshatrat në verilindje të vendit

Duket se shqiptarët përpiqen që të gjejnë të gjitha mënyrat për t’i shpëtuar mjerimit dhe kushteve të vështira ekonomike.

Qoftë edhe duke sakrifikuar orgjinën e tyre dhe dashurinë për atdheun. Kështu,Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e saj me nxitim për të marrë pasaportat bullgare që hapin derën për në Bashkimin Evropian.

Arman Kadriu ka emër shqiptar, por 12-vjecari e konsideron veten bullgar. “S’dua të rri të ruaj lopët këtu. Dua të luaj futboll”, thotë ai teksa luan në një rrugë të prishur në një fshat të Gollobërdës.

“Por ama, në Agli me pasaportë bullgare, kjo dëshirë bëhet realitet”, thotë Arman. Bullgaria dhe Shqipëria nuk ndajnë një kufi. Dhe Shqipëria, vend jo anëtar në BE, nuk i përfshin bullgarët midis bashkësive etnike të njohura.

Agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit” e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Organizatat bullgare në Shqipëri thonë se ka rreth 100 mijë bullgarë. Parlamenti Evropian i bëri kërkesë Tiranës t’i njohë ligjërisht në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Gollobërda dhe Gora.

“Këtu na u rritën shpresat. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare” thotë Haxhi Pirushi, drejtor i shoqatës “Prosperitet Golloborda”.

Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë  ka treguar se më shumë se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe banorët e rajonit të Prespës, të cilët masivisht janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP. Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, e megjithatë ky vend është kthyer në shpresë për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se ndodhen aty që mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.

Në vitet ‘90 erdhën serbët që u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, shkruan AFP.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.

Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e refugjatëve. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gollobordetrebishtzbrazen fshatrat
Pas

“E dhëmbshura ime, fli prehu pa merak”, babai i Alban Skënderaj thurr vargje rrënqethëse për bashkëshorten e tij

Para

19 vite pa të atin po dhimbja s’ka fund, këngëtarja shqiptare publikon FOTON rrënqethëse

Para
19 vite pa të atin po dhimbja s’ka fund, këngëtarja shqiptare publikon FOTON rrënqethëse

19 vite pa të atin po dhimbja s'ka fund, këngëtarja shqiptare publikon FOTON rrënqethëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

Bruksel/ Përfundon takimi i ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, kreu i NATO-s: Aleatët bien dakord për rritje të buxhetit deri në 5%

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.