Vetëm pak javë më parë ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit të njohur Alban Skënderaj.
“Mendoja se isha i afte me fjalet por me dridhet zeri sa here qe mendoj per ty. Gjuha e zemres nuk ka nevoje per fjale! TE DUA PERJETESISHT ENGJELLI IM”, ishin fjalët prekëse të këngëtarit.
Por publikisht për këtë dhimbje të madhe nuk ka folur vetëm djali i saj por edhe bashkëshorti, shkrimtari Qerim Skënderaj.
Ai ka shkruar disa vargje të ndjera, plot dhimbje që përlotin këdo. Qerim Skënderaj tregon kështu se dhimbja e tij është e madhe dhe se gruaja e tij i mungon shumë. (J.V/Shuplaka)
POEZIA:
SI KE FJETUR?!…
E dhëmbshura ime, mirmëngjes.
Si ke fjetur, aty poshtë, pa mua?
Erdha prap sot, të përshëndes,
Dhe sërish të them se sa të dua.
Unë, këtu lartë, s’fjeta fare,
Preka, bashkë me ty, çdo kujtim.
Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,
Lodhja jote…, vidë pambarim…
Tani shlodhu, e lodhura ime.
Prej këtej, ike punëmbaruar.
Bijtë e tu, vepra më sublime,
S’e harrojnë klloçkën e munduar.
Ja dhe pakë, e do të kenë rrethuar,
Duart plotë me lule gjithë shkëlqim.
Shpirti yt, me mall i ka bekuar,
Ndaj me lotë e shprehin dashurinë.
Po ti fli, prehu pa merak,
Lulet s’do t’i ndajmë asnjë ditë.
Tani sapo shtova një zambak,
Të rri hijshëm, si një luledritë….
Kur të zgjohesh, na vëshro nga lartë,
Jemi të bashkuar si përherë,
Prandaj mbrona me krahët e artë,
Syri i lig, nuk derdh lotë, por vrerë.