Ditët e fundit Alban Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën personale pasi po përflitet se këngëtari është në një lidhje me modelen Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji. Madje u thua se Albani këngën e re ia ka dedikuar asaj.
“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur se një nga komentuesit është edhe producenti im që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”, tha Albani i ftuar sot tek “Rudina”.
“Ty të ka rënë nëkokë për Nikin“, i tha Rudina dhe Albani qeshi i vendosur në siklet. Këngëtari tregoi një nga emojit me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.
“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, i tha Rudina.