Në datën 27 janar opozita pritet të nisë protestat e saj në lidhje me keqqeverisjen që i bëhet vendit. Por mesa duket nuk është marrë ende vendimi që të braktiset Kuvendi përfundimisht.
Dashamir Shehi tha se Parlamenti është arma e opozitës dhe do të ishtë një gabim fatal nëse kjo do ti hiqej. E megjithatë hera herës mund të ketë edhe një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin.
Shehi: Nuk do të ketë bojkot, por do ta kemi të kondicinuar marrëdhënien me parlamentin, sepse ne gjykojmë që Parlamenti është një armë, një ushtar i mirë që ka helmentën, ka ushtën dhe do ishte një gabim fatal që opozitës ti heqim shpatën nga dora.
Parlamenti është një armë shumë e rëndësishme, ku ne paraqesim idetë tonë, bëjmë protestën tonë, paraqesim nëse janë të mundur dhe numrat politik për të bllokuar disa nga proceset abuzive, të paktën ato kushtetuese mund ti bllokojmë.
Këtu do ishte i rëndësishëm roli i LSI. I kemi të gjitha numrat në rregull si opozitë që në këtë sezon të ri politik ti ofrojmë shqitparëve një mundësi për të dalë nga kjo qeveri që ka marrë shumë dhe nuk qeveris asgjë.
Shehi tha se LSI është e mirëpritur në gjirin opozitar për të goditur Edi Ramën. Ai u shpreh se shpreson që roli i LSI mos jetë thjesht shkëmbim pushteti.
Shehi: LSI ka rolin e vetë dhe unë uroj që ta luajë rolin e vet opozitar. Mos jetë thjesht një shkëmbim pushteti, e ka bërë disa herë. Në këtë moment për mua janë të mirëpritur. LSI është e mirëpritur për këtë punë, të godasë Edi Ramën. Unë besoj që kjo është një test që vlen.
Unë besoj që Basha, jo vetëm LSI po të afrojë edhe të tjerët që janë jashtë parlamentit. Ka shumë forca që kanë qenë opozitare edhe gjatë këtij 4 vjecari të zotit Rama. Roli i LSI është i rëndësishëm, unë shpresoj që ta interpretojnë me ndërgjiegje, duke ditur edhe nga vijnë, duke bërë edhe një meakulpa. (E.K/FAXWEB)