Prej më shumë se dy vitesh nga kur ka ndodhur ngjarja e rè.ndë e vrá.sjes së studentes greke 21-vjeçare Eleni Topaloudi, shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras përballen me një proces të gjatë dhe të bujshëm gjyqësor.Të rinjtë gò.ditën me shufër hè.kuri studenten në dhjetor të vitit 2018 pasi ajo nuk pranoi të kryente marrè.dhënie sè.ksuale me ta.
Pas gò.ditjeve të shumta, ata e hodhën të gjállë në shkëmbinjtë buzë detit, pasi menduan se kishte vdè.kur. Që prej zbulimit të tyre se ishin autor të ngjarjes, ata kanë faj.èsuar vazhdimisht njëri-tjetrin secili duke justifikuar veten e tij në lidhje me ngjarjen, por që asnjëherë dëshmitë e tyre nuk janë marrë si serioze për hetuesit për shkak të deklaratave kontradiktore.
Mediat greke raportojnë se një tjetër ák.úzë bie mbi Aleksandër Lucën. Shqiptari u tha se kishte ab.úzuar me një tjetër vajzë, në këtë rast me një vajzë me aftësi të kúfizuara. Thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur me 28 nëntor, vetëm disa orë pas vrá.sjes së studentes, ndërkohë që një shtetas rom tregoi se së bashku me shqiptarin kishin abú.zuar me vajzën.
Dy aú.torët e ngjarjes së rèndë kishin shprehur pendesë dhe kërkuar ndjesë gjatë gjykimit, por në lidhje me këtë, prokuroria greke i ka kërkuar Gjykatës që të hedhë poshtë të gjitha rrethanat lehtësuese për shqiptarin dhe shokun e tij, me arsyen se ndjesa e tyre nuk ishte e sinqertë. Sipas prokurorit të çështjes, ata përmes qendrimit dhe veprimeve të tyre në gjykatë, lanë të kuptohet se nuk janë penduar vërtetë. “Ata nuk ia vlen që të ndihmohen. Kjo ndjesë nuk ishte e sinqertë. Ata janë duke qeshur me njëri-tjetrin, nuk janë penduar, nuk kanë kërkuar falje të sinqertë”, tha prokurori në fjalën e tij në sallën e gjyqit./(F.GJ/FAXWEB.AL)