Anëtarja e PS, Blerina Gjylameti gjatë një interviste për “Fax News” ka treguar se çfarë ndodhi në Komisionin Hetimor të ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjylameti theksoi se PS kishte bërë 3 kërkesat: Të votohet rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor.
Ajo theksoi se kryetari Enkelejd Alibeaj ka thyer ligjin dhe kodin etik të sjelljes duke vepruar i ndikuar politikisht e cila po vendos në rrezik veprimtarinë hetimore të këtij komisioni.
“Duhet që të bëj me dije publikun cfarë ka ndodhur në Komisionin Hetimor. Unë besoj që nuk ka lidhjkie me faktin që ne nuk duam të hetojmë por ka të bëjë me atë që është kthimi në shinat e ligjshmërisë të komisionit hetimor i cili është ngritur me kërkesë të PD por nuk mund të lejojmë deputete të shkelin ligjin dhe rregulloren e kuvendit madje sot arriti në pikën kulmore edhe kodin etik të sjelljes së deputetit. Ne kemi kërkuar të votojmë rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor. Alibeaj në anoj moment nuk respektoi asnjë prej këtyre pikave por vazhdoi më pas mbledhjen edhe pse nuk kishte kurumin e mjaftueshëm i cili bën të vlefshëm më pas të gjitha vendimet e marra nga Komisioni hetimor. Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Atas po pengojnë zhvillimin normal të mbledhjeve të komisionit , unë sot kam kërkuar rregullisht fjalën për procedurë dhe më jep prioritet për të propozuar ndryshimet përkatëse dhe nuk më është dhënë fjala. Ajo që po ndodh aty Alibeaj në shkelje të ligjit dhe rregullores vazhdon të vijojë vazhdimin e mbledhjeve edhe pse ai Komision është ngritur për të hetuar veprimtarinë e zgjedhjeve të 2021 por vetëm këtë gjë nuk e kemi bërë.
“Ne kërkuam 5 minuta pushim që të gjenim dakordësinë me Alibeajn që të vijonin mbledhjen e komisionit. Jo vetëm që nuk na u dha mundësia për miratimin e 5 minutave pushim, ndëerkohë mbledhja vijoi pa korum. Në momentin kur nuk ekziston korumi në mbledhjet e komisionit, ato janë të pavlefshme që do të thotë nga anat e admionistratës i është bërë me dije që nuk mund të vijojë mbledhjen , ndërkohë ajo që patë ai bëri një thyerje të kodit etik të sjelljes së deputetit.
Është mbledhja e katër që ane nuk përmbushim ato që janë detyrimet ligjore që ka të bëjë me zgjedhjen e sekretarit, rregulloren e komisionit dhe më pas vijonim me pjesën tjetër të marrjes së provave dhe më tutje duke thirru dëshmitarët. Alibeaj jo vetëm shkel ligjin por refuzon ta respektojë atë duke vijua me një lojë që askush nuk e kupton. Ka një lloj hezitimi për nxjerrjen apo zbardhjen e të vër4tetave në lidhje me zgjedhjet, ndryshe nuk do ta kuptoja. Mazhoranca dhe opozita në momentet kur bëhen pjesë e Komisionit Hetimor heqin dorë nga pjesa politike por vendosen në rolin e dikujt që do të hetojë atë objektin e komisionit, ndërkohë nuk ndodh kjo me Alibeajn i cili i heq të drejtën maqzhorancës të bëjnë propozime përkatëse. Sa herë ka ndryshime të neneve përkatëse të projektligjin duhet të hidhen në votim dhe në bazë të votimit vendosen merren ose jo parasysh. Alibeaj refuzon respektimin e ligjit, rregulloren e kuvendit dhe deri aty ku theu kodin e sjelljes.
Loja e Alibeaj? Është e paprecedent që një kryetar komisioni hetimor i cili i përket palës që e ka kërkuar por po pengon reguillisht respektimin e procedurës në fuqi të komisioneve hetimore. Ai e njeh mirë procedurën parlamentare por ka detyrën për të përcjellë një mesazh jo vetëm të marrë deryrën e fjalës dhe mos lejojë të tjerët të flasin, nuk ka rol të marrë koptetencat e komisionit, aty funksionon cfdo gjë me votim sa herë që ka mosdakoredësi mes dy palëve. Alibeaj e pengon këtë, nuk ka ndodhur në asnjë komision hetimor ku thyhet dhe shkelet ligjet nga kryetari.