Është arrestuar personi i gjashtë i dyshuar për ábuzimin me një të mitur, dhe shfrytëzimin e saj në Fushë Krujë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Alket Brata, i cili përveç se ka qenë pjesë e grupit të djemve që kanë shfrytëzuar 17-vjeçaren, dyshohet se është dhe autori i vendosjes së një sasie tritoli pranë banesës së saj. Ai ka rënë rastësisht në prangat e Policisë, për shkak se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij pa patentë.
Brata së bashku me miq të tij, e kanë shfrytëzuar të renë për pothuajse 8 muaj, ndërkohë që në dëshminë e saj vajza ka zbardhur më shumë detaje. “Më kanë dhënë të pij edhe kókainë, kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi pasi shfrytëzonin faktin që babi im ndodhet në burg, shpesh herë më kërcënonin më.
Më jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të shkoja me ta, kam qëndruar 3 muaj në Vlorë në një qëndër rehabilitimi”, është shprehur e reja para grupit hetimor. Brata përmendet dhe në dosjen e Prokurorisë, ku thuhet se e ka detyruar 17 vjeçaren që të qendrojë në prehrin e një njeriu me bark të madh.
“Por në hotel erdhi shtetasi A. B, më dha kókainë për të pirë dhe më tha më pas të futesha në dush. Kreu marrëdhënie me mua dhe më pas ai thirri dy shokët e tij në korridor dhe ju tha të kryenin marrëdhënie me mua. Pastaj ata u larguan dhe më mbyllën derën me çelës”. Vajza shton se pas kësaj A. B së bashku me F. L e hipën në makinë dhe e çuan në një banesë te një vajzë “por ajo refuzoi të më pranojë duke thënë është e vogël, do na hapë punë”.
Prokurori i çështjes përmend më tej se A. B e ka kthyer në një hotel tjetër, ka nxjerrë nga qesja kókainë dhe ia ka dhënë sërish për të pirë. “Mbaj mend se fjeta në të njëjtin krevat me ata të dy, B. më futi duart në fyt dhe më kërkoi të kryeja marrëdhënie edhe me L. Të nesërmen e asaj dite vajzës i është dhënë sërish kókainë për të konsumuar dhe siç mban mend adoleshentja ajo ka lëvizur në disa fshatra të Krujës me makinën e të dyshuarit, i cili ka takuar disa burra të panjohur dhe në moshë të madhe në një gurore.
“Në darkë shkuam në Nikël, në një lokal, A. B mori katër persona në makinë dhe mua më ulën te prehri i njërit prej tyre që kishte bark të madh dhe që quhej L. Shkuam te shtëpia e A. B, aty ishte vetëm i ati. A. B telefonoi edhe persona të tjerë pasi konsuamuan kókainë dhe nuk u mjaftoi A. doli për të gjetur kókainë. “Desha të futem në dush, aty erdhi njëri prej tyre, më goditi me shuplakë dhe pavarësisht se nuk desha të kryej marrëdhënie ai më vuri poshtë”, thuhet në dëshminë që gazeta Si disponon.
“Pasi konsumova kókainë sa isha e mpirë komplet shtatë çuna njëherësh së bashku me A. u zhveshën, kryen marrëdhënie, ndërsa unë bërtisja nga dhimbja”, tregon më tej adoleshentja. Vajza tregon se në atë kohë ajo ishte ende 17 vjeç dhe se A. kishte dijeni për moshën e saj të mitur. “Në mëngjes E. C i telefonoi dhe ju tha ta kthenin në shtëpi, pasi isha e vogël dhe se do ju hapja probleme. Gjatë rrugës A. B dhe F. më kërcënuan dhe më thanë se në rast se do tregoja do ma vrisnin familjen dhe babin sa të dilte nga dera e burgut”.
Pas dy ditëve vajza kujton se i ka shkruar A. Sh që kishte nevojë për kókainë. “Ai ishte personi i parë që më dha të pija kókainë, ditën kur kisha ditëlindjen. Më tha çfarë rri dhe pi hashash si kalamajtë duhet të konsumosh kókainë se të bie në vete”. Ai rezulton t’i ketë sjellë kókainë dhe më pas e ka çuar në hotel ku edhe ka kryer marrëdhënie me të.
“Në datën 18 në snapchat më shkroi E. P, më shkroi që kishe drogë, dola nga shtëpia menjëherë u mbylla në hotel piva dhe nuk kreva marrëdhënie me të: “Por kur ka kërkuar sërish drogë, E. Sh i ka shkruar në Instagram: nëse e do atë që më kërkove duhet të më japësh edhe motrën. Në këtë mënyrë, vajza ka vazhduar të kalojë dorë më dorë, edhe tek djem të tjerë ndërsa motrën e linte në makinë. Duke përmendur emra të shumtë të rinjsh nga Kruja vajza kujton se në një rast edhe pse i kishin ofruar edhe të motrës së mitur hashash e kókainë ajo kishte refuzuar “përveç saj që piu limon soda në të tjerët pimë kókainë e birra në lokal”.
E mitura kujton se në një rast asaj ia shtruan kókainën në tavolinë në lokal sa ajo pi dhe të nesërmen kur u zgjua gjendej në krevat me dy persona. Në datën 21 nëntor njëri prej tyre i ka propozuar “shko dorëzohu në polici se do na hapësh problem por mos trego, ndryshe do kemi punë bashkë”.
Njoftimi i Policisë për arrestimin e të riut: Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”. Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale. Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.
Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)