Ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar llogari deputetit socialist Alket Hyseni.
Alket Hyseni është denoncuar pak ditë më parë për çështjen e pronave në Dhërmi. Balla ka thënë se deputeti duhet të sqarojë situatën e tij.
Pak ditë më parë, Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht në Top Channel grabitjen e tokës në bregdet. Gruaja e bëri këtë denoncim në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel. “Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregoi Irini Bua.
Nga ana tjetër mësohet se edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim për çështjen në fjalë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post