00:55 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alketa prezanton Sanremon, Kumbaro thirrje për bojkot: Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet…

20:18 | 19/01/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alketa prezanton Sanremon, Kumbaro thirrje për bojkot: Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet…

Prej disa ditësh tanimë në mediat italiane, por edhe në rrjetet sociale ka plasur një furtunë e vërtetë në lidhje me Sanremon.

Ka qenë Amadeus, pseudonimi i Amedeo Umberto Rita Sebastiani,  një prezantues televiziv i njour, dhe drejtori artistik i Sanremos, i cili gjatë konferencës së parë për Sanremon është akuzuar për seksizëm.

Gjithçka nisi kur ai prezantoi Francesca Sofia Novellom, të dashurën e Valentino Rossi , dhe tha ” Ne e kemi përzgjedhur këtë prezantuese për aftësinë që ka për të qenë pranë një njeriu të madh”.

E pikërisht kjo fjalë, duket se ka nxitur protesta në rrjet dhe në media.

Tanimë qindra persona, feministë e njerëz me ndikim po kërkojnë të bojkotohet Sanremo.

Edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reagaur ashpër, duke bërë thirrje për të bojkotuar Sanremon.

Postimi i Mirela Kumbaros:

A thua të jemi vërtet në vitin 2020 ?!?! Kam gati 3 dekada që thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90’, na dha mundësinë e zgjedhjeve përtej spektaklit bardhë e zi me “mizat” e antenave “kanoçe” që na mundesonin zbulimin e festivalit të këngëve italiane, dhe përtej këngëve të Eurovizionit që na lejonte me pikatore diktatura.

Por më trondit fakti që ndërsa muzika e arti ndjekin rrugën e tyre përpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajnë me kokëfortësi vendin e parë në skenat popullore, për të ruajtur egzistencën e tyre përmes vezullimit të xixave dhe broçkullave të injorancës.

Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet, por një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë së shekullit XXI që fatkeqësisht zë ende një hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenës. Gruas i kërkohet vetëm të jetë e bukur! Asnjë meritë tjetër! Sepse “gratë duhet të kakarisin vetëm në kotec”, thoshte Kapedani…

Ndërkohë, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat që ka në krahë duhet të kenë shumë më tepër cilësi dhe aftësi se sa vetëm bukuria e tyre. Prandaj ato duhet të flasin! Do bindin më mirë shoqërinë!

#BOJKOT

As këtë vit, si në këta 30 vjet, s’kisha ndërmend të jepja nga koha ime për të ndjekur ditët e Sanremos, dhe s’besoj se jam e vetmja. Ama, kësaj radhe do e shoqëroj edhe me thirrje për #BOJKOT !

Rruga për emancipim është ende shumë e gjatë. Dhe jo vetëm në Shqipëri! Të paktën s’jemi vetëm në këtë hall të madh.

Etiketa: alketamirela kumbaro
Pas

FOTO/ Protestuesit dhunojnë barbarisht dhe gjakosin gazetarin

Para

“Bild-i gjerman zbardh dosjen “Basha””, Balla: PD përmes financimit rus tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë

Para
Balla nga takimi në Elbasan: Në mungesë të opozitës, Forumet e debatit Qytetar kanë rëndësi të veçantë

“Bild-i gjerman zbardh dosjen “Basha””, Balla: PD përmes financimit rus tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.