Pas një seance maratonë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është zgjedhur kreu i ri i SPAK. Fituesi Altin Dumani mori 5 vota, Edvin Kondili 4 vota dhe Adnan Xholi 1 votë.
Dumani do të zëvendësojë në këtë post Arben Krajën.
Ky i fundit përmes një mesazhi në Twitter i i uroi sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.
Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim, e pranishme në mbledhjen e KLP tha se zgjedhja e kreut të ri të SPAK është një moment i rëndësishëm si për reformën në drejtësi.
Votat sipas kandidatëve nga ana e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë:
Për Altin Dumanin:
- Bujar Sheshi
- Zeqir Hoda
- Ledina Riza
- Eloida Goxhi
- Arta Mandro
Për Edvin Kondilin votuan:
- Alfred Balla
- Tartar Bazaj
- Nurihan Seiti
- Mirela Bogdani
Për Adnan Xholin votoi:
Sokol Stojani
Discussion about this post