Avokati i njohur Altin Goxhaj, kandidat për postin e Avokatit të Popullit publikon një dokument, i cili sipas tij vërteton se Rrjeti i Soros i ka kërkuar Fatmir Xhafës të anullonte Garën për Avokatin e Popullit në mënyrë të paligjshme.
“Sot Komisioni i Ligjeve i Fatmir Xhafes ne kundershtim me Ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit ka vendosur ti çoje Kuvendit 15 kandidatura (perfshi edhe kandidaturen time) per Avokatin e Popullit per te siguruar me pas 28 firma per tu votuar. Ky eshte nje proces i paligjshem pasi vetem 2 prej tyre jane konform ligjit, e imja dhe e Igli Totozanit pasi jane konform ligjit te paraqitura para dt 22 Tetor 2016 kur perfundonte ligjerisht edhe gara e shpallur nga Kuvendi dhe e pasqyruar ne 7 media perfshi edhe ATA (Agjencia Telegrafike Shqiptare). 13 kandidturat e tjera jane paraqitur ne kundershtim me ligjin e Avokatit te Popullit dhe Rregulloren e Parlamentit pas anullimit te gares se kryer ne 23 Shtator – 22 Tetor 2016 me kerkesen e Soros”, shkruan avokati në Facebook.
Më pas Goxhaj shton se ky dokument është mbajtur i fshehtë nga Fatmir Xhafaj. Avokati shton se këtë çështje e ka çuar në gjykatë.
Sakaq, Goxhaj rendit edhe 8 lëvizje/shoqata/organizata, të cilat sipas tij përbëjnë rrjetin e Soros-it në Shqipëri.
Rrjeti Soros sipas avokatit:
- 1. PARTNERS ALBANIA
[Pjesë e Rrjetit NOSA (themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)] - LËVIZJA MJAFT
[Krijuar nga Soros në 2003 – Themelues Erion Veliaj -(themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)] - LËVIZJA EUROPIANE SHQIPËRI
[Krijuar nga Soros në 2006 – Themelues Ditmir Bushati] - QSHDNJ
[Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros – Elsa Ballauri] - IDRA
[Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –Auron Pasha] - SHOQATA PËR INTEGRIMIN E ZONALE FORMALE
[Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –themeluar nga kandidtja e G99 dhe koordinatore e MJAFT (BYLA)] - BALKAN YOUTH ALBANIA
[Shoqata themeluese e MJAFT ne 2003 ishkryetar Erion Veliaj (Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros)] - KOALICIONI PËR ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME E PËR DEMOKRACI TË QËNDRUESHME
[Organizata themeluese e “Dhomes Zgjedhore të Soros” Donator Soros][ngg_images source=”galleries” container_ids=”999″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post