09:10 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

AMA jep licensën e katërt, “Vizion +” bëhet televizion kombëtar

19:44 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
AMA jep licensën e katërt, “Vizion +” bëhet televizion kombëtar

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA vendosi që t’i japë televizionit “Vizion Plus” licensën e katërt të transmetimeve numerike, ndërkohë që gara vazhdon të mbetet e hapur për licensën e pestë dhe të fundit.

Përmes një njoftimi për shtyp, AMA deklaron se në mbledhjen e sotme shqyrtoi aplikimet e pesë subjekteve në garë për dy licensa kombëtare private të transmetimit audioviziv dhe vendosi të miratojë vetëm njërën prej tyre.

Sipas njoftimit, AMA vendosi dhënien e licensës kombëtare për shoqërinë “Media Vizion” sha dhe mosdhënien e licensës për shoqërinë “ADTN” sha. Kjo e fundit nuk arriti të siguronte kuorumin e nevojshëm të votave.

“ADTN” sha është një kompani e re e themeluar më 13 shtator 2016 dhe që zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga platforma e transmetimeve me pagesë, Digit-Alb.  Tre shoqëritë e tjera, “ABC News”, “Tring TV” dhe “Ora” sha janë skualifikuar nga gara.

I nisur prej qershorit 2012 si një kusht i Bashkimit Europian, procesi i dixhitalizimit në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të shumta, akuza për favorizime dhe procese të vazhdueshme gjyqësore. Procedura e parë, e cila u njoh me emrin Beauty Contest u rrëzua në gjykatë pas ankesës së operatorëve në garë.

Më 23 prill 2015, AMA shpalli procedurën e dytë të Beauty Contestit përmes dy kritereve; operatorët duhej të kishin licencë kombëtare ose eksperiencë në transmetimet dixhitale.

Të përzgjedhurit e AMA ishin televizionet kombëtare Top-Channel dhe TV Klan, dy platformat dixhitale ekzistuese, DigitAlb dhe Tring TV dhe një kompani e quajtur Supersport, e cila zotërohej gjithashtu 100% nga DigitAlb. Megjithatë, një vendim i marsit 2016 i Gjykatës Administrative të Tiranës vendosi t’u japë tre prej licensave subjekteve “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Digit-Alb”, shkruan “Birn”.

Procesi në fjalë duhej të kishte përfunduar që më 17 qershor 2015. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: amadixhitalizimlicencevizion plus
Pas

Të gjithë kundër Gruevskit në Maqedoni, liderët shqiptarë takohen sot me Ramën? (VIDEO)

Para

Urdhri i prerë i Beqajt: Mjekët në punë edhe natën e ndërrimit të viteve!

Para
Beqaj: Të bëhen ndryshime në Kodin Penal për gabimet mjekësore

Urdhri i prerë i Beqajt: Mjekët në punë edhe natën e ndërrimit të viteve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.