Ditën e sotme u nda nga jeta legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e hidhur e dhanë familjaret e saj pasi këngëtarja e shumë hiteve vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ndërkohë behet e ditur se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj. Ajo ka kërkuar që kur të ndahet nga jeta të varroset me ceremoni private, pa prezencën e mediave.
Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Ditën e nesërme pritet të mbahen homazhet, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.