Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar pas vizitës që ambasadori italian Alberto Cutillo bëri sot në çadrën e protestës së opozitës.
Ambasada e Italisë sqaron përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, se ambasadori Cutillo u rekomandoi drejtuesve të Partisë Demokratike që protesta të vazhdojë të jetë paqësore.
“Ambasadori Cutillo u informua mbi zhvillimin e protestës dhe rekomandoi që protesta të vijojë me karakter paqësor”, thuhet në deklaratën e ambasadës .
Ambasadori italian është i pari zyrtar i trupës diplomatike në Tiranë që ka vizituar çadrën e opozitës.
(M.D/ Shuplaka)