07:48 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosja në Kamëz, policia identifikon dy autorët, shpallen në kërkim

10:11 | 25/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja në Kamëz, policia identifikon dy autorët, shpallen në kërkim

Policia e Tiranës zbardhi konfliktin e ndodhur një ditë më parë (24 mars ) në Kamzë, ndërsa ka identifikuar edhe dy autorët, kushërinj më njeri tjetrin.

Bëhet fjalë për shtetasit Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.

Njoftimi: 

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Veliaj në burg! Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Rama: Unë s’jam kryetari, punët e mia i kam mbyllur…

Para

Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vjet

Para
Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vjet

Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vjet

 



Të Fundit

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE

“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Trump e pranon: Nuk ka përparim në Ukrainë me Putinin, ne vazhdojmë t’i japim armë Kievit

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së kafshëve në Kosovë, AUV masa për kontrollin e situatës

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

Netanyahu premton përsëri se do të kthejë “të gjithë” pengjet

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.