Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë thotë se asnjë nga sfidat e kësaj epoke nuk mund të përballohet nga një komb i vetëm.
Me një shënim në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ambasada thekson se kjo është arsyeja kryesore se pse SHBA-ja qëndron në krah të aleatëve të NATO-s për të garantuar paqe, siguri dhe prosporitet.
“Asnjë sfidë globale nuk mund të përballohet nga një komb që vepron i vetëm. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë të NATO-s, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme me paqe, prosperitet, siguri dhe barazi”, theksoi ai.