Një alárm për bòmbë ka vënë në lëvizje strukturat e sigùrisë në vendin tonë që janë drejtuar tek ambasada Ruse pasi kishte informacione se mund të jetë vendosur pranë kësaj godine.
Kanë qenë punonjësit e ambasadës që kanë njoftuar pòlicinë pasi kanë konstatuar një valixhe të zezë afër ambasadës, teksa autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendgjarje në hyrje të ish-Bllokut.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se është bërë vendosja e perimetrit të sigùrisë dhe nga kontrollet e bëra ka rezultuar alárm i rrèmë pasi brenda valixhes janë gjetur rroba. Valixhja është kqyrur nga pòlicia dhe forcat xheniere të cilët kanë konstatuar se brenda saj ka pasur rroba e jo lèndë plasëse
Nuk dihet nëse ka qenë një veprim për pròvokim, shkaktuar pánik apo kèqkuptim ndërsa pritet sqarimi zyrtar nga autoritetet.
“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi. Grupi hètimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Pòlicia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)