Ambasadori amerikan në Shkup, Jess L. Baily, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që edhe njëherë ta shqyrtojë vendimin për mosdhënien e mandatit.
“ Shqyrto edhe njëherë vendimin e mosdhënies së mandatit. Moment shumë i ndjeshëm politik në Maqedoni”, shprehet ai.
Sipas Baily ai shprehet kështu në deklaratën e tij si përfaqësues i partnerëve strategjikë të RM-së dhe si miq të cilët e respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë. PO kështu ambasadori amerikan iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, siç u shpreh, shumë të ndjeshëm politik.
Baily gjithashtu ka theksuar se SHBA-të mbrëmë janë dëshpëruar kur mësuan se Ivanovi nuk i ka dorëzuar mandatin Zaevit, për t’i dhënë kështu mundësinë që të formojë qeveri. Ambasadori amerikan në Shkup, Baily, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në Maqedoni.
Për mes një statusi në “Tweeter” ai thotë se pajtohet me deklaratën e eurokomisarit Johanes Han i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit. “Maqedonia largohet nga parimet demokratike dhe sundimi së drejtës, të cilat janë vlerat themelore të NATOS”. (J.V/Shuplaka)