Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka reaguar në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit kombëtar ku bën thirrje për dialog mes qeverisë dhe anëtarëve të shoqërisë civile.
Zingraf shprehet se shembja e Teatrit ishte e nxituar dhe e vështirë ta kuptojë ndërsa shton se është mjaft i shqetësuar edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. ‘U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje’.
‘Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan ambasadori. (F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post