Deputetët e PD-së rikthehen në Kuvend. Aktualisht ata po qëndrojnë jashtë ambientit të Parlamentit, i cili është i rrethuar nga Garda.
Ndërkohë që mësohet se pas pak në Parlament do të paraqitet ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, për të dorëzuar Progres Raportin e BE-së për negociatat e Shqipërisë me BE-në.
Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare.
Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit. Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës.