16:53 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ambasadori i OSBE: Qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista, mund të blihen deputetë

22:02 | 22/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i OSBE: Qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista, mund të blihen deputetë

Paratë e kanabisit dhe mundësia që ato të futen në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme është rrezik real për Shqipërinë ka thënë Ambasadorii in OSBE në Tiranë.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt tha se janë 2 miliardë euro para të pista që mund të blejnë deputetët e ardhshëm të Parlamentit të Shqipërisë.

“Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme.  Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje .

Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara” tha ai.

Ai po ashtu tha se OSBE po e  mbështet  qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: BochartOSBE-OHDIRzgjedhet
Pas

Jep dorëheqjen për shkak të dekriminalizimit, ish-zyrtari bëhet për spital

Para

Zbulohet qendra e prostitucionit në Korçë, pronari i hotelit: Më pëlqejnë zoçka të vogla

Para
Zbulohet qendra e prostitucionit në Korçë, pronari i hotelit: Më pëlqejnë zoçka të vogla

Zbulohet qendra e prostitucionit në Korçë, pronari i hotelit: Më pëlqejnë zoçka të vogla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.