20:11 | 05/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ambasadori i OSBE-së për korrupsionin në Shqipëri: Ka presione nga politika, nevojitet bashkëpunim

11:04 | 09/12/2016
në Politikë
0
Ambasadori i OSBE-së për korrupsionin në Shqipëri: Ka presione nga politika, nevojitet bashkëpunim

Në Ditën Botërore kundër Korrupsionit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, deklaroi se korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet problem për një sërë arsyesh, sidomos për shkak të presionit nga politika.

Në aktivitetin e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe zyra e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, Borchardt foli për dëmet që shkakton korrupsioni në vend. Ai vlerësoi përpjekjet e deritanishme të Shqipëris, por nevojitet më shumë për këtë problem serioz për vendin.

“Pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative. Progresi i qëndrueshëm në zbatimin e ligjeve dhe politikave të mirëqeverisjes duhet të ruhet, kombinuar me ndryshimet e dukshme që priten në gjyqësor.”, theksoi ambasadori.

Ai renditi disa shkaqe të nivelit të lartë të korrupsionit në vend, si pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria, rrjetet e ngushta sociale, megjithatë sipas ambasadorit duhet të arrihet kombinimi masave kundër korrupsionit me incentiva të përshtatshme ekonomike për zyrtarët publikë.

“Nuk ka vend pa korrupsion dhe ai ndikon negativisht te të gjithë ne. Korrupsioni në Shqipëri, si kudo tjetër, është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional. Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike. Ai është një kërcënim i kudogjendur, që, në manifestimin e tij më të keq, i dënon me varfëri grupet tanimë të cenueshme dhe rrit pabarazinë duke devijuar fondet nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shërbime të tjera thelbësore dhe duke dobësuar në të njëjtën kohë shtetin. Korrupsioni nuk është thjesht një çështje financiare. Ai mund të çojë në mungesë të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte.”, theksoi Borchardt.

Pas

I pajeti në Këlcyrë, dalin detaje. Dyshohet të jetë vetëvrarë

Para

Thyen rekord fotoja e Albanit, Miriamit dhe Amelit. Në dy javë 100.000 pëlqime

Para
Thyen rekord fotoja e Albanit, Miriamit dhe Amelit. Në dy javë 100.000 pëlqime

Thyen rekord fotoja e Albanit, Miriamit dhe Amelit. Në dy javë 100.000 pëlqime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Tirana ndez dritat e festave, Veliaj: ‘Mirësi, mbarësi dhe dashuri për gjithë! Ftoni familjarët që t’i kalojnë festat në kryeqytetin tonë’

Vrasjet e dhunshme të grave në shtetet e Ballkanit Perëndimor shkaktojnë alarm dhe ekspozojnë dobësitë e sistemit

Këshilli i ministrave në Itali miraton marrëveshjen Rama-Meloni për transferimin e refugjatëve në Gjadër

“Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Liridonës

Migrena: Hulumtimet gjashtëvjeçare zbulojnë barnat më efektive për lehtësim

Guardiola i bindur: “City do ta fitojë Premier Ligën”

Demenca: Objekti në shtëpi që zbulon çrregullimin dhe i huton pacientët

Lionel Messi shpallet Sportisti i vitit 2023 nga revista ‘Time’

Lufta Israel-Hamas shkakton debat mes të rinjve amerikanë në mediat sociale

Zv.kryeministrja Balluku në takimin e COP 28 në Dubai: U firmos një deklaratë e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.