Pak orë pasi ISIS deklaroi se Ambasada e Rusisë në Tiranë është në shënjestër të sulmeve, ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin deklaron se godina ku ndodhet nuk është e sigurt.
Në një intervistë për eminioni “Tonight nga Ilva Tare” ambasadori u shpreh se janë të shqetësuar nga ky informacion dhe kërkojnë ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.
Diplomati rus tha se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është marrë me qira dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë një sipërfaqe prej 18 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar një amanbasadë të sigurt. (J.V/Shuplaka)