Radiotelevizioni Shqiptar ka nisur sonte kompeticionin e muzikës së lehtë shqiptare, edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës. Në këtë festival marrin piesë 24 konkurrentë por bashkë me ta produksioni ka përgatitur edhe shumë surpriza që priten të zbulohen gjatë tri netëve të këtij spektakli.
Provat kanë filluar prej disa javësh pranë Pallatit të Kongreseve me të gjithë artistët pjesëmarrës, të cilët do të prezantojnë live këngët e tyre. Në dy net të prezantimit këngët janë ndarë në dy grupe: 12 natën e parë dhe 12 natën e dytë.
Konkurrentja e parë që hapi mbrëmjen e sotme është Flaka Krelani dhe pas saj, pjesë e garës janë edhe Ylli Limani, Neki Emra, Lynx, Xuxi, Orges Toce, Linda Rukaj etj.
Festivali i 55-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rikthen pas 12 vitesh në skenë këngëtaren Ledina Çelo, por si prezantuese jo si këngëtare e cila është përkrah aktorit shqiptar Kasem Hoxha.
Pas interpretimeve të këngëve të para, prezantuesit kanë zbuluar edhe emrat e tre anëtarëve të parë të jurisë. Këngëtarët do të vlerësohen nga regjizori Altin Basha, këngëtarja Alma Bektashi dhe poeti Arben Duka.
Ja lista e konkurrentëve bashkë me këngët për sot:
1-Flaka Krelani: “S’dua t’flas”
2-Edea Demaliaj: “Besoj në ëndrra”
3-Festina Mejzini: “Atje lart”
4-Genc Salihu: “Këtu”
5-Linda Rukaj: “Vija e lumit”
6-Lorela: “Me ty”
7-LYNX: “Sot”
8-Neki Emra: “Dashuri dhe urrejtje”
9-Orges Toçe: “Shi diamantësh”
10-Yll Limani: “Shiu”
11-XUXI:“Metropol”
12-Xhesika Polo “Eva jam unë”
(J.V/Shuplaka.com)