Ambasadorja e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka shprehur gatishmërinë për të rindërtuar trupin e organizatës. Ajo është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i harrojnë ata që nuk e kanë dhe nuk kanë për ta mbështetur.
“Qëllimi ynë në këtë administratë është të tregojmë vlerën tonë në OKB, forcën tonë dhe zërin tonë. Do të mbështesim aleatët tanë dhe do të kërkojmë që ata të na mbështesin”, është sh[rehur ajo.
Lidhur me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ajo tha se u zhvillua një bisedë produktive për mënyrën se si mund të punohet bashkë me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të organizatës. (XH.A/SHUPLAKA)