Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në presidencë, ku do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.
Mësohet se Kim do ti dorëzojë Metës letrat kredenciale, ndërkohë që mbërriti në Tiranë fillimin e javës së shkuar.
Ndërkohë gjatë mesditës së sotme, Kim pritet që të mbajë dhe fjalimin e saj të prezantimit në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, ishin fjalët e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e saj të parë në Ambasadë.
Pasaardhësja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
(E.K/Faxweb.al)