Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, teksa kushtet e motit nuk janë aspak të favorshme për drejtuesit e mjeteve.
Aksidenti u regjistrua në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik.
Një makinë u kthye përmbys, kurse në vendin e ngjarjes u pa ambulanca. Ende nuk ka informacione për të lënduarit.
Fotot janë realizuar nga LSA.