Në interpelancën për Amnistininë, Alibeja në seancë plenare tha se janë bashkuar votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.
Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit.
Pyetjet që shtroi Alibeaj:
Cilët ishin propozuesit e amendamenteve ?
Pse u miratuan këto amendamente?
Cili ka qenë qëndrimi i ministrisë së Drejtësisë?
A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë për amendamentet?
A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë?
A janë përcjellë komisionit të ligjeve ose seancës të dhënat për personat që do përfitonin ?
A është marrë informacion nga SPAK për personat që do përfitonin nga amendamentet?
Cilët kanë qenë të dhënat e tyre”
Sa ishte numri i përgjithshëm i përfituesve nga amnistia nga momenti i depozitimit ?
Sa është numri i përfituesve pas miratimit të amnistisë?
Sa është numri i përfituesve që janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO ?